Kur danezi u mor nga Interi janarin e vitit të kaluar, u mendua si një përforcim tepër i mirë, edhe pse ai nuk po shkëlqente ato kohë tek Totenhemi. Me Zhoze Murinjon nuk e pati jetën të lehtë, por gjithashtu as në “San Siro” me Antonio Konten, Kristian Eriksen provoi se ishte e vështirë. U deshën muaj të tërë që mesfushori sulmues të përshtatej, të fitonte guximin dhe agresivitetin që dëshironte trajneri i tij, por edhe Kontes iu desh kohë që të kuptonte se Erikseni duhej vendosur në rolin e organizatorit, pak larg “zonës së nxehtë” të rreptësisë. Në çift tashmë të përsosur, ata fituan titullin në Itali me Konten që u vlerësua si trajner i madh, dhe me Eriksenin si një nga lojtarët më të mirë të tij. Me largimin e teknikut nga Interi, duket se u përcaktua edhe fati i futbollistit, sepse Konte do të jetë tek Totenhemi dhe do ta kërkojë ta kthejë në ish-ekipin e tij. Për fat, Eriksen e njeh ambientin atje dhe tifozët e duan, pra përshtatja do të jetë më e lehtë.
Sfidanti.al