Ribashkimi pas divorcit, Ançeloti e Perez pozojnë më të plakur me fanelën e Realit!

Shqetësimet kanë qenë të mëdha këto kohë për presidentin madrilen. Jo vetëm shpërthimi i papritur i Zinedin Zidanit që tronditi ambientin “merenges” (dhe u shfaq në variantin “Materaci” të 15 viteve më parë), por edhe telashet me UEFA-n dhe tifozët për Superligën Europiane, kanë shkaktuar rraskapitje. Gjithsesi, Florentino Perez është gjithnjë nën dritat e skenës dhe duhet të paraqitet i qetë dhe i sigurt, siç u përpoq të bënte ndërsa prezantoi për së dyti si trajner Karlo Ançelotin. Një skenë që përsëritet pas 8 vjetësh, me italianin që u bë në 2013 për herë të parë drejtues i skuadrës së Realit. Të dy personazhet kanë ndryshuar, janë më të plakur, por sidomos bie në sy pamja e lodhur dhe si pa jetë e presidentit të Madridit, në kontrast me qetësinë dhe optimizmin e Ançelotit. Të paktën, përpara se të bënte zgjedhjen, Perez pati një telefonatë nga Arrigo Saki, njeriu që e njeh futbollin me rrënjë dhe fjala e të cilit peshon. “Presi, mos ki dyshime, ke zgjedhur njeriun e duhur”, – tha Saki.

Sfidanti.al