Kolumbia, James Rodriguez jashtë Copa America: Nuk e prisja, jam mirë

James Rodrigez nuk do të jetë në impenjimet e ardhshme të përfaqësueses kolumbiane. Pasi u përfshi fillimisht në listën e të grumbulluarve për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2022 dhe Copa America 2021, fantazisti i Everton në fund u la jashtë skuadrës përfaqësuese në mënyrë surprizë për shkak të gjendjes fizike jo optimal.

Në orët e kaluara, Federata Kolumbiane e Futbollit doli me një komunikatë zyrtare  për James Rodriguez me këtë të fundit që reagoi menjëherë.

‘Jam në një proces riaftësimi që është në fazën e fundit të tij-tha James Rodriguez në një komunikatë në rrjetet sociale-koha më sugjeron që te jem i kujdesshëm në prag të ndeshjes së parë kualifikuese të Botërorit, por do të më lejojë të jem i disponueshëm në 100% për Kupën e Amerikës. Mbeta I habitur nga komunikata e stafit teknik ku thuhej se nuk mund të më kenë në dispozicion duke më uruar edhe një riaftësim sa më të shpejtë.Por unë jam riaftësuar tashmë dhe duhet të sakrifikoja shumë gjëra për këtë. Jam shumë I hidhëruar pasi për mua do të thotë shumë të luaj për vendin tim’.

Sfidanti.al