Guardiola mohon zërat: Jam i lumtur që qëndroj te Manchester City

Orët e fundit u fol shumë për një mundësi të kthimit të Pep Guardiolës te Barcelona nëse do të fitojë Ligën e Kampioneve me Manchester City pasi ishte ëndrra e presidentit Laporta që ai të ishte sërish në pankinën blaugrana. Por 50 vjecari i mohoi këto zëra teksa theksoi se është i lumtur te Citizens.

‘Kam gjithcka-tha Guardiola-nuk mund të kërkoj më shumë për të bërë punën time në mënyrën më të mirë të mundshme. Është shumë e thjeshtë. Për këtë arsye zgjata kontratën time këtu. Ndihem vetja ime-tha Guardiola në konferencën për shtyp përpara ndeshjes finale të Ligës së Kampioneve me Chelsean.

‘Jam njeriu më i lumtur në botë që jam këtu-vijoi tekniku katalanas-është një privilegj, një nder. Do të bëjmë më të mirën tonë. Gjithcka që duhet të bëjmë është të jemi vetvetja dhe të kërkojmë të fitojmë ndeshjen’.

Sfidanti.al