E ardhmja e Koeman, Barcelona i kërkon 15 ditë kohë

Barcelona vazhdon të mos shohë zgjidhje për të ardhmen e pankinës. Takimi i zhvilluar të martën mes Laportës dhe Koeman nuk shërbeu për të qartësuar të ardhmen e holandezit. Sipas  TV3 Presidenti i Barcelonës i kërkoi Koeman 15 ditë kohë për mbylljen e bisedimeve tashmë të hapura me trajnerë të tjerë. Vetëm në rast se në këto bisedime nuk do të ketë një marrëveshje, Koeman do të konfirmohet si trajner i klubit katalanas edhe sezonin e ardhshëm

Koeman, pavarësisht imazhit të palëve që sillen me mirësjellje, Koeman doli nga ky takim me ndjesinë se me këtë strategji klubi kërkon të fitojë kohë duke ndjerë se  po trajtohet si element i dorës së dytë, një mënyrë sjellje që si beson nuk korrespondon me historinë e klubit

Në Bordin drejtues ka persona që e duan vazhdimësinë e Koeman duke qenë se po bisedohet për blerjet e rekomanduara nga heroi i Wembley sic është rasti i Wijnaldum. Por jo vetëm kaq, vetë Laporta i shoqëruar nga Alemany dhe Yuste u takua dhe me agjentin dhe avokatin e Wijnaldum. Kështu pas një sezoni shumë intensive shkon me pushime pa ditur se cila do të jetë e ardhmja e tij, por edhe me një vit kontratë për të plotësuar.

Sfidanti.al