Ndërron jetë në moshën 81 vjecare, Max Mosley, një personazh kontrovers që rreth mesit të viteve 70 themeloi me Berni Ecclestone dhe ‘ambasadorë’ të tjerë britanikë FOCA (Formula One Constructors’ Association). Ishte një personazh kyc edhe në ‘luftën’ mes skuderive britanike dhe legalistëve Ferrari, Renault dhe Alfa Romeo. Në vitin 1993 Mosley mori vendin e Jean Marie Balestre në krye të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, por në 2008 u përfshi në një skandal seksual që e detyroi atë të dalë nga skena e botës së garave automobilistike.
Pilot modest në vitet 60, Mosley një avokat, ishte një prej themeluesve të Marh Engineering, duke kontribuar në prezantimin në botë të emrave si Niki Lauda dhe Ronnie Peterson në fillim të viteve 70. Max Mosley ishte ndër të parët që ndërmorën ndryshme në botën e garave dhe ta monetizonte duke e bërë në të njëjtën kohë edhe më shumë profesionale dhe akoma më të sigurt në krahasim me të kaluarën
E realizuan, Ecclestone dhe krahu i tij i djathtë , duke udhëhequr revoltën e ‘ambasadorëve’ angleze duke I shpallur luftë konstruktorëve automobilistikë, Ferrarit në mënyrë të vecantë
Vetë Ecclestonë komentoi lajmin për vdekjen e Max Mosley qnga një sëmundje e gjatë. ‘U shua natën e kaluar. Ishte si I familjes për mua, ishim si vëllezër-tha Ecclestone-nga një këndvështrim tjetër jam edhe I lehtësuar sepse vuajti shumë’
Personazh pa paragjykime, në vitin 1993 u zgjodh president I FIA, post në të cilin u rizgjodh edhe 3 herë të tjera. Deri në skandalin e publikuar nga e përditshmja ‘Neës of the Ëorld’ që publikoi disa fotogramë të njëvideoje ku Mosley merrte pjesë në një orgji sadomazokiste me disa prostituta të veshura me uniforma naziste
Beteja ligjore për të drejtat e privatësitë që ndërmori vetë Mosley,vendosi daljen nga skena të kësaj figure mbi të cilin ishin hedhur hije dyshimi edhe më parë duke qenë se ishte djali I politikanit britanik Osëald Mosley Lideri I partisë fashiste në Britani dhe simpatizant I Hitlerit
Sfidanti.al