Inter, Handanovic ngre trofeun, kulmi i festës së zikaltërve

Inter e mbylli sezonin 2020/21 në mënyrën më të mirë të mundshme teksa asfaltoi Udinesen në San Siro me rezultatin 5-1. Pas kësaj ishte radha e ceremonisë të dorëzimit të trofeut të cilin e mori në dorë Samir Handanovic për të kulmuar festën e tifozëve zikaltër që e kishin nisur që në mëngjesin e kësaj të diele. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin të pranishëm 1000 tifozë, ndërkohë që 4500 të tjerë ishin në ambientet rreth San Siros në një sheh me sipërfaqe 19 mijë m2.

Por përpara fillimit të sfidës, një numër i madh tifozësh të Interit shoqëruan autobusin e skuadrës së tyre deri në hyrje të San Siros. Ky sezon nuk do të harrohet nga Interi që fillimisht përjetoi zhgëmnjimin e eliminimit nga kompeticionet evropiane për t’I përqendruar të gjitha forcat te kampionati. Deri në fillim të 2021 Interi ishte në rolin e ndjekësit të rivalëve të qytetit, Milanin. Por në momentin që bëri parakalimin ndaj kuqezinjve, nuk u ndal më, por me hapa galopantë shkoi tek titulli kampion I Italisë për herë të 19 në historinë e tij.

Sfidanti.al