Emrin e ka Elena Kravcov, është 27 vjeç, e lindur në Kazakistan, por e zhvendosur me familjen në Gjermani. Profesioni i saj në jetë është fizioterapiste, ndërsa merret gjithashtu me not, madje merr pjesë me sukses nëpër gara. Për fat të keq, një bukuri si kjo e Elenës ka një problem të madh pasi ajo është thuajse e verbër sepse shikon vetëm 3 për qind. Elena nisi ta humbiste shikimin që në moshën 7-vjeçare.
Ajo fitoi medaljen e artë në Europianin e notit për paraolimpistët në Madeira të Portugalisë, në 100 metra me 1’14”12, ndërsa garon edhe në 50 metra stil i lirë. Më parë ajo ka dalë nënkampione olimpike në Londër 2012, dy herë kampione e botës në 2013 e 2019, tre herë kampione e Europës në 2014, 2016 e 2018. Ajo ka një sëmundje të përhapur të syrit, një problem gjenetik që sjell verbim, dhe për të cilën ka mjaft përpjekje për të gjetur një zgjidhje, por ende është e vështirë.
Në tetor 2020, ajo u bë sportistja e parë paraolimpike që pozoi për kopertinën e revistës “Plej boj” (Playboy), madje gjysmë e zhveshur. E ngacmuar, sesi u pritën këto foto në familje, ajo thotë se nuk ia ka treguar babait, të cilit i ka ardhur në majë të hundës edhe nga fotot e saj në Instagram, duke thënë shpesh “vërtet duhej ta bënte këtë” apo “ka edhe mbathje që kanë pak më shumë material”.
Sfidanti.al