Histori e një bote tjetër! Nga futbolli kinez vjen një lajm që ka si protagonist Zibo Cuju, klub që është pjesë e China League One,trajneri I të cilit u detyrua të aktivizojë si titullar e për më tepër me nr.10 në fanelë të djalit të pronarit të ri të klubit edhe pse djali kishte një peshë trupore 126 kg.
Skuadra e Zibo Cuju që aktualisht është në vendin e fundit të klasifikimit me 1 pikë në 5 ndeshje, së fundmi u ble nga miliarderi HeShihua, që ndër kushtet e vendosura ndaj trajnerit, Hongyi Huang, ishte ajo e aktivizimit të të birit gjithnjë si titullar. Kështu që nuk duhet të cuditemi që kjo skuadër pozicionohet në vendin e fundit…
Sfidanti.al