Flasim për një histori që ka ndodhur 40 vjet e kusur të shkuara. Një skuadër pa traditë si Notingem Foresti arriti të depërtonte me forcë në elitën e futbollit anglez, dhe pastaj të atij europian. Kur trajneri Brajan Kllaf mori drejtimin e ekipit, ai ishte në kategorinë e dytë në 1975. Shpejt, në 1977 u ngjit në divizionin e parë (Premier Liga e sotme), ndërsa në 1978 u bë kampion i Anglisë. Në 1979 fitoi Kupën e Kampionëve (Championsin e sotëm), dhe në 1980 e përsëriti triumfin europian. Notingem Foresti është i vetmi ekip në historinë e futbollit europian që ka fituar një titull në vendin e tij dhe dy Champions. Këtë histori e tregon e përditshmja e përgjithshme e lajmeve e Madridit, “El Pais” duke qortuar Florentino Perezin që në Superligën Europiane të propozuar prej tij nuk do të kishte vend për mrekulli të tilla.
Sfidanti.al