Portugezi mund të mbetet në Torino tek Juventusi, sepse e ka edhe një vit kontratë. Ai mund të mbetet në Itali, në Serinë A, por duke kaluar tek Interi, ndonëse nuk dihet nëse Antonio Konte do ta pranonte në skuadër, përderisa dëshiron sakrificë sublime fizike nga lojtarët e tij. Në Spanjë është folur për Realin e Madridit, por edhe pse tifozët e duan, Florentino Perez nuk besohet se do ta shpenzojë sërish paranë si në 2009. Mançester Junajtidi mund të ishte më i mundshëm, pasi klubi anglez gjithsesi ka financa më të mira, ndonëse mund të ketë plane për të rinovuar ekipin, për të marrë Kejnin ose Halandin, e ndoshta Ronaldo do ta kishte të vështirë të luante me ritmin e Premier Ligës në moshën 36-vjeçare. Tek Sportingu i Lisbonës mund të jetë një lëvizje emocionuese, pasi CR7 do të kthehej në shtëpinë e tij të parë, veçse as nuk mund të garantohet rroga (Sportingu nuk do t’i jepte dot as 10 milionë euro në sezon, jo 31 sa Juventusi), dhe po ashtu nuk do të mund të luftonte për trofe europianë, siç ka bërë këta vjet. Mbetet Paris SG, por skuadra franceze është bërë si “Nënë Tereza”, sikur vetëm sheikët e Parisit do të shpëtojnë yjet e pakënaqur e të palumtur.
Sfidanti.al