Laporta duhet të ketë gati projektin për të bindur Mesin!

Presidenti ka një tërheqje magjike dhe gjithkush e di këtë. Nuk mund të gjente Barcelona drejtues më të mirë sesa Zhoan Laportën, dhe ai mbetet shpresa e vetme për të ndryshuar një situatë që po bëhet gjithnjë e më dëshpëruese. Katalanasit fituan vetëm Kupën e Mbretit këtë sezon, një trofe i vetëm në 2 vjet, shumë pak për ambicien e argjentinasit, por edhe të vetë skuadrës dhe të tifozëve. Laporta duhet të ketë gati sa më shpejt projektin, duke nisur nga trajneri i ri, deri tek yjet e rinj. Besohet se Mesi dëshiron të qendrojë, por ai do të vendosë kushte. Flitet për lojtarin më të mirë të botës.

Një lojtar që për 9 sezone ka shënuar të paktën 30 gola në La Liga, që ka thuajse të gjithë rekordet e kampionatit spanjoll për golat e për asistet, duhej të kishte fituar më shumë. Mesi numëron 473 gola në La Liga në vetëm 519 ndeshje, ka 671 gola për Barcelonën në 777 ndeshje dhe gjithsej 742 në karrierë. Ai është 8 herë Këpucë e Artë në Spanjë dhe 6 herë Këpucë e Artë në Europë, ka fituar 6 herë Topin e Artë dhe 10 herë titullin kampion në La Liga, e 4 herë Championsin, por synon më shumë. Çështja është nëse Barcelona mund t’ia garantojë këtë gjë apo jo?

Sfidanti.al