Pa dy nga titullarët kryesorë në ndeshjen ndaj Monakos, nuk është mënyra më e mirë për të kërkuar trofeun. Paris SG rrezikon shumë të mbetet me gisht në gojë këtë sezonnë Francë, pasi të mërkurën e ardhshme nuk do të ketë as Nejmarin dhe as Kimpemben në finalen e Kupës ndaj ekipit të Principatës. Kurioz rasti i Nejmarit, i cili kishte marrë të verdhë në ndeshjen ndaj Monpeljesë, por sipas rregullave në Francë, ai ishte paralajmëruar për t’u pezulluar për shkak se ishte dënuar një herë me 2 ndeshje pezullim për veprime të tilla.
Pra, nuk pati të kuq, as plotësim të numrit të të verdhëve, por gjithsesi rregullorja franceze është ndryshe. Kjo e ka nervozuar Nejmarin, që ka deklaruar në rrjetet sociale me ironi “faleminderit që më latë pa finale”, ndërsa ka shtuar se “do të doja të dija se çfarë i shkon në mendje atij tipit që bën rregullat e kartonëve në Francë, meriton duartrokitje … nëna që e lindi”. PSG mund të humbasë titullin sepse është 3 pikë prapa Lilës kryesuese kur duhen edhe 2 javë deri në fund të kampionatit, ndërsa u eleminua në gjysmëfinale të Championsit nga Mançester Siti.
Sfidanti.al