Ashtu sic shfaqet në profilin e tij në Instagram, Jose Mourinho po studion Romën e tij. Data 1 korrik është shumë më pranë nga c’duket dhe për Special One këto janë ditë analizash të thella për lojtarët që ka në dispozicion dhe ata që mund të vijnë në merkaton e verës. Idetë për atë që duhet janë të qarta të paktën përsa u përket pozicioneve; në skuadër do të vijnë një mbrojtës krahu, një mesfushor, një sulmues dhe një portier duke parë largimet thuajse të sigurta të Pau Lopez dhe Mirante dhe garancitë e pakta që ofron Fuzato
Pikërisht për emrin e portierit të ardhshëm të verdhekuqve këto ditë kanë filluar të qarkullojnë zërat për një transferim të mundshëm të Gianluigi Buffon.Portieri 43 vjecar bëri të ditur largimin nga Juventus, por nuk do të lërë futbollin pasi ka ende dëshirë të vërë veten në prove dhe sepse në 12 ndeshjet e zhvilluara këtë sezon ka treguar se është ende në nivele të mira sic u pa edhe në penalltinë që I priti Berardit.
Kështu, sipas ‘Tuttosport’ nuk është aspak e thënë që Buffon, që ka qenë në kontakt meGalatasaray, Sporting e Barcelonën, të shkojë në një kampionat jashtë Italisë. Për këtë aryse, theksohet te kjo e përditshme, që Roma është gati të bëjë një hap para për të studiuar mundësinë e sjelljes në kryeqytetin italian të Buffon, aq më tepër që ai vjen me parametra zero. Kështu, Mourinho tenton Buffon, por cfarë vendimi do të marrë ai? Përgjigjjen Buffon dota japë pas 20-25 ditësh sic e ka pohuar vetë protagonisti.
Sfidanti.al