Konflikti për Super League, AS: Do të zbarkojë në Gjykatën e Drejtësisë në BE

Cështja Super l=League zbarkon në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian. Kjo është ajo që publikohet te e përditshmja spanjolle AS, sipas së cilës gjykata komerciale nr.17 e Madridit ka bërë një prononcim  në 11 maj për të sqaruar nëse FIFA dhe UEFA janë në pozicion dominues dhe abuziv

‘Gjykata e Luksemburgut-shkruan AS-është gjykata supreme e të gjitha gjykatave të larta të BE dhe ka pushtetin të vendosë nëse UEFA dhe FIFA janë përfituese nga të drejtat televiuzive dhe kanë pushtetin për të penguar organizimun e kompeticioneve rivale’.

Sipas urdhrit të gjykatësit Manuel Ruiz de Lara, interpretimi I neneve 101 dhe 102 të Traktatit të funksionimit të BE(TFUE) vendos që UEFA dhe FIFA abuzojnë me pozicionin e tyre dominues. Me fjalë të thjeshta sipas asaj që shkruhet te AS nëse UEFA dhe FIFA pengojnë ose kundërshtojnë  zhvillimin e Super League, neni 101 i TFUE duhet të interpretohet si një eliminim I konkurrencës nga ana e këtyre dy organizmave në mënyrë që ato të marrin të gjitha përfitimet  nga merkato dhe inovacionet.

Sfidanti.al