Nëna e Cristiano Ronaldos: Do ta bind që të kthehet te Sporting

‘Do t’i flas dhe do ta bind që të kthehet, vitin tjetër do të luajë në stadiumin Alvalade’. Dolores Aveiro, nëna e Cristiano Ronaldos nuk e fsheh dëshirën për të parë sërish djalin e saj me fanelën e skuadrës së saposhpallur kampione e Portugalisë.

‘Jam e lumtur për titullin e skuadrës-shtoi Dolores Aveiro për median portugeze-dhe tani do tentoj ta bind’

Cristiano Ronaldo ka veshur fanelën e Sportingut të Lisbonës në periudhëb 1997-2003 dhe tani në Portugali po ëndërrojnë kthimin e tij. Në fakt në vendin luzitan është folur për sulmuesin 36 vjecar muajt e fundit dhe sipas medias vendase, Ronaldo pasi të mbyllë edhe vitin e fundit të kontratës me Juventusn që do të jetë viti I ardhshëm, do të shkojë të Sporting Lisbonë,kjo edhe sepse Ronaldo ka dëshirë të luajë edhe pasi të ketë kaluar 40 vitet e jetës. Krejt ndryshe mendon nëna e futbollistit që ëndërron ta shohë te kampionët portugezë që sezonin e ardhshëm.

Sfidanti.al