Shfaqen telashe për Interin. Karabinierët natën e kaluar në Milanë ndërhynë në një hotel në qendër të qytetit ku në një sallë eventesh po zhvillohej festa e ditëlindjes së sulmuesit Romelu Lukaku. Futbollisti ishte në shoqërinë e 23 personave që do të sanskionohen për thyerje të normave anticovid
Mes të pranishmëve në festën e ditëlindjes së Lukakut ishin edhe futbollistë të tjerë të Interit; Hakimi, Young dhe Perisic. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të natës së kaluar dhe ushtarakët e Compagnia Milano Duomo dhe të Nucleo Radiomobile ndërhynë pas një sinjalizimi në numrin 112.
Përvec Lukakut u identifikuan edhe 23 personat e tjerë mes të cilëve edhe futbollistët e tjerë të Interit dhe Drejtori I restorantit që organizoi eventin/
Sfidanti.al