Hera e fundit që ishin ndeshur së bashku në një finale Grand Slemi, ishte në 2009 në Uimbëlldon. Serena e Venus Uilliams do të jenë përsëri aty, 8 vjet më vonë, për të diskutuar një trofe të madhe në familje. Serena, që besohet se do të kthehet sërish numri 1 i botës, është padyshim favorite ndaj motrës më të madhe, në finalen e Australian Openit, edhe pse Venus e ka marrë veten për mrekulli që nga kriza e rëndë që pati në 2011.
Serena 35-vjeçare mundi për 50 minuta kroaten Mirjana Luçiç-Baroni (6-1, 6-2), ndërsa Venusi 36 vjeç e pati më të vështirë ndaj Koko Vanderveges që e kaloi 2-1 me sete (6-7, 6-2, 6-3). Amerikanet, zezaket e para të niveleve të tilla në tenis, kanë shkruar historinë duke qenë të vetmet motra që janë ndeshur ndonjëherë në finalet e Çmimeve të Mëdha. Serena ka fituar 6 finale ndaj 2 të Venusit, dhe motra e vogël ka edhe bilanc më të mirë ndaj të madhes, me 16 fitore ndaj 11.
Serena Uilliams synon të bëhet rekordmene e Epokës së turneve të hapur (Open) duke fituar Grand Slemin e 23-të, ndërsa Venus synon të fitojë të tetin Çmim të Madh. Motrat janë të pathyera në çifte, duke fituar së bashku 14 Grand Sleme.
Sfidanti.al