Arsen Wenger, trajneri i Arsenalit, ka pasur një bisedë sy më sy me Granit Xhakën, i cili u akuzua për racizëm.
Granit Xhaka, ylli i Arsenalit, e ka pasur një takim me trajnerin francez, Arsen Wenger, pas akuzave se ka fyer në baza racore një punonjës në Aeroportin Heathrow.
Strategu francez ka bërë të ditur se ylli kosovar i ka mohuar këto akuza dhe se ndihet krejtësisht i pafajshëm.
“Xhaka e ka mohuar incidentin në Heathrow. Kam folur me Granitin në lidhje këtë dhe ai e ka mohuar incidentin”, ka deklaruar Wenger