Robi Kin:  Ta kisha unë ofertën e Diego Kostës, edhe në këmbë do të shkoja në Kinë!

Kohët e fundit, golëshënuesit më të mirë të Çelsit, Diego Kosta, iu bë një ofertë atraktive që erdhi nga Kina, sipas së cilës ai do të merrte 400 000 sterlina, si pagë javore, në rast se do të pranonte që të luante me një klub kinez, por, siodoqoftë, Kosta e hodhi poshtë këtë ofertë. Lidhur me sa më sipër, mendimin e vet e shprehu, këto ditë, ish-futbollisti i Totenhemit dhe i Liverpulit Robi Kin. Kapiteni i ekipit përfaqësues të Irlandës konsideron se një ofertë të tillë nuk duhet të lejohet që të kalojë anash dhe se, në rast se një ofertë ë tillë do t’ia kishin bërë atij, ai edhe në këmbë do të kishte shkuar në Kinë.

“Në rast se mua do të më kishin bërë një ofertë të tillë, si Diego Kostës, unë, pa asnjë mëdyshje, edhe në këmbë do të isha nisur për në Kinë! Sigurisht që liga kineze nuk është aspak aq cilësore si Premier Liga, por, megjithatë, edhe në këtë të fundit, Kosta shënon mjaft gola. Nuk duhet të lejohet që të të shpëtojë një oferte e tillë, por, tani, pyetja është, nëse është kjo koha e duhur për një transferim të tillë”?, thotë futbollisti irlandez i mësipërm që, gjatë këtij sezoni dimëror, i dha fund aventurës së vet në SHBA, ku luante me ekipin Los Anxhelos Galaksi, dhe, tani, si një lojtar i ri, është vënë në kërkim të një klubi të ri.

Sfidanti.al