Inter, Zanetti pranon: Kemi probleme të mëdha financiare

Në javën e fitimit të titullit kampion, Interi nuk i fsheh problemet financiare me të cilat po përballet. Është Zëvendës presidenti i klubit, Javier Zanetti ai që konfirmoi vështirësitë ekonomike të klubit të saposhpallur kampion të Italisë

‘Është e vërtetë që në mesin e kampionatit klubi mund të ishte shitur-tregon Zanetti-Interi ka kaluar dhe po kalon probleme të mëdha financiare me një pasiv të bilancit me mbi 102 milionë Euro. Duhet të përmirësohemi’.

Fitimi I titullit në Serie A, sigurisht mund të ndihmojë Interin, por duhet  kalimi në një nivel më të lartë përsa i përket administrimit të klubit dhe rezultateve në fushën e lojës në eventet jashtë Italisë

‘Mund të na duhen disa vjet për të rigjetur ekuilibrin-pranoi Zanetti-situata është e komplikuar edhe pas fitores së kampionatit. Është e kotë që ta fshehim, por të paktën jemi të lumtur për suksesin. Do të shërbejë shumë hapja e stadiumeve dhe vetëm kur të kthehet normaliteti do të mund të përmirësohemi. Pasivi ynë në bilanc është më i lartë se vlera 102 milionë Euro që kam lexuar. Nuk jemi klubi I vetëm që kemi probleme, por është e vërtetë që duhet të përmirësohemi’.

Në fund, Zanetti foli edhe për Super League, ku Interi ishte një prej klubeve themelues

‘Ishte një ide që pati jetë të shkurtër-shtoi Zanetti-përgjigjen e dhanë tifozës dhe jo vetëm ata të 12 klubeve themeluese, por të gjithë të apasionuarit e futbollit. Ishte një gabim, pa dyshim, por me siguri do të ndihmojë FIFA, UEFA dhe të gjithë organizmat kryesorë të futbollit që bashkë me klubet të bëhen bashkë për të gjetur mënyra alternative për të përmirësuar botën e futbollit’.

Sfidanti.al