Siti si Reali, Barça e Bajerni që … e fituan Championsin!

Mançester Siti barazoi tre gjigandë të futbollit europian përsa i përket numrit të fitoreve në Ligën e Kampionëve, në një sezon të vetëm. Anglezët e Guardiolës arritën 11 fitore në 12 ndeshje, pa pësuar asnjë humbje, dhe numri i fitoreve është i barabartë me rekordin e mbajtur nga Reali në 2013-2014, Barcelona në 2014-2015 dhe Bajerni në 2019-2020. Vlen të theksohet se që të treja këto skuadra e fituan Championsin në edicionet që vendosën rekordin. Mos vallë është radha e Sitit? Varet se çfarë mendojnë tek Reali apo Çelsi, gjysmëfinalistët që luajnë këtë mbrëmje, ndërsa një tifoz i Sitit ka parë një ëndërr që ekipi i Pepit fiton Championsin pas penalltive dhe Kun Aguero shënon penalltinë e fundit, ashtu si Didie Drogba për Çelsin në 2012 në Mynih ndaj Bajernit.

Sfidanti.al