Jose Mourinho është që tani romanist. Në Instagram, portugezi bëri deklaratën e tij të parë si trajner I verdhekuqve: ‘Daje, pasioni I pabesueshëm I tifozëve të Romës më bindi që të pranon këtë detyrë dhe mezi po pres që të nis punën sezonin e ardhshëm-shkruante Mourinho në postimin e tij në këtë rrjet social.
Mourinho që para pak kohësh u shkarkua nga Tottenham është bindur edhe nga Friedkin. ‘Pasi u takova me pronarët dhe Tiago Pinton, kuptova menjëherë se cilat ishin ambiciet e këtij klubi-vijoi Mourinho-kjo ambicie dhe kjo shtyrja janë të njëjtat aspekte që më motivojnë gjithnjë dhe së bashku duam të ndërmarrim një rrugëtim fitues në vitet që do të vijnë’.
Dy ditë më parë Jose Mourinho e kishte lënë një shenjë për këtë aventurë të tij të re në Serie A. ‘Nëse një ditë do të kthehem në Itali, nuk do të mendohem dy herë të marr drejtimin e një skuadre rivale të Interit-ishin fjalët e Mourinhos. U tha, u bë; Mourinho nuk hezitoi të pranojë pankinën e Romës
Sfidanti.al