Cili është mendimi i Tuhelit për Premier Ligën: Shumë brutale!

Ajo është shumë angleze, shumë britanike, por edhe shumë brutale. Ky është opinioni i trajnerit të Çelsit, Tomas Tuhel, për Premier Ligën, ndërsa ai bën një bilanc të shkurtër të punës aty, që e ka nisur prej muajit janar të këtij viti. Tuheli drejtoi Maincin dhe Dortmundin në Gjermani, si dhe Paris SG për dy vjet e gjysmë në Francë, ndërsa tani është tek Blutë e Londrës. “Në Francë është i njëjti numër ndeshjes, – thotë ai për “beIN sports”, – janë po ashtu dy kupa dhe liga ka 20 skuadra, por ritmi dhe sfida për titullin është diçka krejt tjetër. (Premier Liga) është brutale, shumë brutale. Duket sikur nuk ke kohë as për të marrë frymë. Nuk ka kohë as për t’u ulur e për t’u shlodhur pak, apo për të qenë në qetësinë tënde. Kjo është një gjë e mirë, pasi t’i mpreh mendimet, të bën më të zhdërvjellët në mendje. Tek Çelsi gjithçka është përshtypjelënëse, impresive. Gjith kush është në majat e profesionalizmit”.

Sfidanti.al