Media turke: Muriqi telefonoi te Fenerbahce për t’u kthyer

Ky sezon nuk ishte shumë entuziazmant te Lazio për Vedat Muriqin dhe këtë e thonë numrat; 29 ndeshje, 2 gola, 1 assist për një total prej 871 minutash të luajtura. Dëmtimi, Covid-19, konkurrenca bënë që sulmuesi I përfaqësueses së Kosovës të mos ia dilte të përshtatej që në vitin e tij të parë me futbollin italian. Kur mbërriti në Romë, pritshmëritë për të ishin të mëdha, por deri tani ai nuk i plotësoi.

Claudio Lotito shpenzoi 18 milionë Euro për Muriqin për ta marrë nga Fenerbahce, klub të cilin sulmuesi duket se nuk e ka harruar kurrë. Dhe nga Turqia vijnë zërat që flasin për dëshirën e futbollistit për t’u kthyer te kjo skuadër. Sipas portalit ‘Hurriyet’, Muriqi i ka telefonuar trajnerit dhe Drejtorit Sportiv Belozoglu për të parë mundësinë e një kthimi të bujshëm

Por Fenerbahce për shkak edhe të problemeve financiare, do të ishte gati të rikthente futbollistin  me huazim pasi paga e futbollistit ëshyë e lartë, një opsion që vështirë se do të pranohet nga Lazio që pagoi 18 milionë Euro për të , një investim i rëndësishëm për klubin bardhekaltër.

sfidanti.al