Reali shkon në Londër me Ramos-Mendi, por pa Varanin

Ishte vendosur një afat dhe ai duket se po respektohet. Plani i kapitenit madrilene për të qenë gati për ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Championsit ndaj Çelsit po realizohet sepse Sergio Ramos jepet i gatshëm për të luajtur. Mediat spanjolle dhe ato britanike shkruajnë se qendërmbrojtësi do të kthehet pikërisht ndaj Çelsit për të ndihmuar të besuarit e trajnerit Zidan që të synojnë kualifikimin për në finale pas barazimit 1-1 në Madrid. Bashkë me Ramosin pritet që të jetë gati edhe mbrojtësi tjetër, Ferlan Mendi, ndonëse Zidan do të ketë edhe shqetësime. Qendërmbrojtësi Rafael Varan është i dëmtuar, ndërsa mesfushori Fede Valverde nuk është i sigurt për të luajtur.

Sfidanti.al