As vetë Paris SG nuk garanton rinovimin e Nejmarit!

Në Barcelonë po fërkojnë duart, por ndoshta do të duhet të presin edhe një vit. Me gjendjen katastrofale të financave, vështirë që presidenti Zhoan Laporta do të arrijë të “zhvasë” një “peshkaqen” të tillë si Nejmar, i cili vazhdon të ketë kontratë në “Park dë Prensis”. Gjithsesi, të shikojmë se çfarë mund të ndodhë këtë verë, pasi mediat shkruajnë se as drejtori sportiv i Paris SG, Leonardo, nuk jep dot garanci që sulmuesi brazilian do të rinovojë kontratën që i përfundon në 2022. “Duhet ta shohim gjithçka me qetësi”, – u shpreh ai ndërsa u ndodh në Barcelonë për gjysmëfinalen e Championsit për femra. Në një skenar të tillë, PSG do të donte që ta transferonte Nejmarin kundrejt një shifre të lartë financiare, por Barcelona do të donte të priste edhe një vit për ta marrë me parametër zero. Dëshira e futbollistit është që të shkojë në “Kamp Nou”, por pikërisht kjo mund ta bëjë që të presë për t’u takuar me Mesin në 2022.

Sfidanti.al