Tuhel: Duhej të kishim fituar, por do të jetojmë edhe me barazimin 1-1

Ish-mbrojtësi i Anglisë dhe i Mançester Junajtidit, Rio Ferdinand, theksoi me të drejtë se Reali e kuptoi pas ndeshjes së parë gjysmëfinale se ka përballë një kundërshtar të denjë në Champions. “Reali tani është në gjendje që ta kuptojë, nëse nuk e kishte kuptuar përpara, – tha ai, – Çelsi është nga ato skuadra që ia bëjnë jetën të vështirë çdo kundërshtari”. Trajneri i bluve Tomas Tuhel me siguri do të ketë qenë i lumtur me këto fjalë, por jo me rezultatin.

“Ne meritonim të shënonim të paktën edhe një gol, – u shpreh gjermani, – ne i patëm rastet në pjesën e parë dhe ishte mëkat që rezultati ishte barazim. Gjithsesi, duhet të jetojmë edhe me këtë rezultat. Pas pushimit ishim të lodhur, pasi patën shumë pak kohë për t’u shlodhur pas një ndeshjeje tjetër shumë të vështirë jashtë fushe”. Tuheli e kishte fjalën për fitoren 1-0 në fushën e Uest Hemit në Premier Ligë.

Sfidanti.al