Në Francë e kanë zakon të flasin për një çift shumë më të shquar, atë Kilian Mbape-Nejmar, të krijuar me 400 milionë euro shpenzime, por tani po zbulojnë se një dyshe mund të bëhet e famshme dhe mbi të gjitha fituese edhe nëse kushton shumë më mirë. Një të tillë e ka Lila, kryesuesja e kampionatit francez, të përbërë nga lojtarët ofensivë turq, Burak-Jilmaz-Jazixhi dhe që ishte vendimtare në fitoren në fushën e Lionit. Jilmaz shënoi dy gola, përfshi edhe atë përcaktues në 85’ dhe Lila triumfoi me përbysje në një nga stadiumet më të vështirë për të fituar në Francë. Kryesuesja ka fituar edhe në fushën e Paris SG, dhe shumëkush mendon se tashmë do të dalë kampion, ndonëse ka edhe 4 javë deri në fund. Lila kryeson renditjen me një pikë më shumë sesa PSG.
Sfidanti.al