Skuadra nga Bergamo mbetet hijeshia e Serisë A dhe trajneri i saj dëshiron më shumë se kaq. Xhampieo Gasperini ia kë vënë detyrë lojtarëve të Atalantës që të luftojnë për vendin e dytë, ndërsa për momentin janë në të katërtin. Bergamaskët kanë 65 pikë, po aq sa Juventusi dhe vetëm 1 pikë më pak se Milani, ndërsa Gasperini beson se mund të bëhet më shumë. “Ne krijojmë lojë, kemi epërsi dhe kemi raste, – thotë ai, – duhet të bëjmë më shumë para portës”. Pra duhen më shumë gola dhe vendi i dytë në këtë mënyrë mund të arrihet. Garancinë për Atalantën e jep ish-trajneri i Udinezes, Guidolin, i cili kualifikoi ekipin friulan dy herë në plej ofin e Championsit duke dalë në vend të tretë në Itali. “Atalanta është e sigurt që kualifikohet, – thotë ai, – pastaj, edhe Milani e Juventusi, ndonëse Napoli mbetet i rrezikshëm. Vendi i katërt sigurohet me 76-78 pikë”.
Sfidanti.al