Ibra e ka ndarë mendjen, do të jetë edhe vitin tjetër me Milanin

Zhgënjimi për mosfitimin e titullit dhe rreziku për të mos u kualifikuar për në Champions nuk e kanë ndalur. Zllatan Ibrahimoviç e ka ndarë mendjen të luajë të paktën edhe një sezon tjetër me Milanin, pra përtej moshës 40-vjeçare, i bindur se në “San Siro” ka gjetur strehën e duhur për të ezauruar me sukses pjesën e mbetur të karrierës. Pasioni i jashtëzakonshëm për futbollin dhe fakti se ndihet shumë mirë fizikisht e kanë bërë suedezin që të pranojë ofertën e klubit për sezonin 2021-2022. Paga mund të jetë ndoshta 7 milionë euro në sezon, por do të ketë edhe shpërblime të ndryshme, ndërsa Ibra ka besim se Milani do ta arrijë Championsin, dhe se sezonin e ardhshëm do të jetë edhe më i fortë. Ku i dihet, edhe mund ta fitojë Serinë A.

Sfidanti.al