Barcelona mbron Superligën: Ne krijojmë paratë, ne duhet të vendosim!

Klubi katalanas është një nga ata që nuk ka hequr dot nga projekti i 12-es ekskluzive dhe presidenti Zhoan Laporta është në krah të Perezit apo Anjelit. Në një deklaratë të tij, kreu i ri i klubit deklaroi se është e domosdoshme që të bëhet një ndryshim. “Është absolutisht e nevojshme, – tha ai, – klubet më të mëdhenj krijojnë të ardhurat më të mëdha financiare, ndaj na takon që të kemi më shumë peshë në ndarjen e të ardhurave”. Për momentin, gjashtë klubet angleze janë tërhequr, ndërsa Atletiko, Barcelona, Milani e Juventusi kanë thënë se janë në pritje të zhvillimeve më të vonshme. Presidenti i Realit, Perez, theksoi se projekti nuk ka vdekur, por thjesht është ndalur.

Sfidanti.al