Superliga europiane, edhe futbolli do të krijojë “Bashkimin Europian”!

Momenti i “Bashkimit Europian” në futboll ka mbërritur. Një strukturë e re do të krijohet në mbarë kontinentin, për të krijuar “ajkën e ajkës”, duke grumbulluar skuadrat më të mira në atë që do ta ketë emrin Superliga e Europës. Klubet kryesorë e mbështesin idenë, madje gjithçka është gati.

Në Angli këta klube janë Liverpuli, Mançester Junajtidi, Arsenali, Çelsi dhe Totenhemi, ndërsa Mançester Siti ishte i fundit që ra dakord, këtë të shtunë. Në Spanjë janë Reali i Madridit, Barcelona dhe Atletiko e Madridit. Për momentin, Bajerni është pak më larg nga ky projekt, ndërsa Juventusi e Paris SG kanë disa dyshime.

Gjithsesi, Superliga europiane është fitorja e idesë amerikane të sportit profesionist, ku nxitjen e madhe e kanë dhënë pronarët amerikanë të tre klubeve të Premier Ligës, siç janë ata të Liverpulit, Mançester Junajtidit dhe Totenhemit. Po ashtu, dihet se njeriu që e krijoi së pari idenë ishte presidenti i Realit, Florentino Perez, një biznesmen i niveleve të larta, ndonëse kritikat më të mëdha i ka marrë presidenti i Juventusit, Andrea Anjeli.

Superliga europiane është një kampionat me 15-18 skuadra, ndërsa 12 nismëtarët dhe firmatarët janë 6 klubet angleze, Reali, Barcelona, Atletiko e Madridit, Juventusi, Milani dhe Interi. UEFA ka reaguar ashpër, ashtu si edhe ligat apo federatat kryesore të Europës, si ajo në Spanjë apo në Angli. Kërcënohen përjashtime nga aktivitetet e UEFA-s nëse Superliga Europiani do të fillojë, por me gjasë asgjë nuk do t’i ndalojë klubet më të mëdhenj të krijojnë ligën e tyre, dhe publiku do t’i ndjekë nga prapa.

Sfidanti.al