Përveç golave të Cristiano Ronaldos, Alvaro Moratas, Karim Benzemas apo Marco Asensios, trajneri Zinedine Zidane po llogarit edhe golat e mbrojtësve qe e shpetojnë shpesh ekipin “mbretëror”
Mbrojtja e Real Madridit këtë edicion po kthehet në sulmin më të mirë këtë edicion, duke shpëtuar shumë ndeshje.
18 gola sezonale të mbrojtjes së Realit, e bëjnë atë mbrojtjen që ka shënuar më shumë në pesë ligat e mëdha evropiane, përveç asaj që kanë pranuar vetëm 17 gola në 18 ndeshje.
Mbrojtësit madrilene ka më shumë gola sesa kanë shënuar skuadrat si Empoli, Crotone, Palermo, Pescara, Granada apo Leganes.
Sergio Ramos ishte i fundit që shënoi dy gola në fitoren 2:1 ndaj Malagas në Santiago Bernabeu, ndërsa në total këtë edicion ka tetë gola.
Po ashtu të frytshëm në sulm kanë qenë edhe Varane me 4 gola, Marcelo me dy dhe me nga një Carvajal, Nacho, Pepe dhe Danilo.