“Lë Parizien” shkruan për një Kilian Mbape “hiperaktiv”

Edhe pse është vetëm 22 vjeç, kampioni i botës ka marrë një rol udhëheqës tek Paris SG aq sa po krahasohet me kapitenët si Markinjos apo Kimpembe. E përditshmja e kryeqytetit “Lë Parizien” shkruan se Kilian Mbape është shumë më tepër i përfshirë në fushë gjatë aksioneve, i prin shokëve të skuadrës, ndërsa ka një fund sezoni me objektiva të shumëfishta. Në këtë sezon, Mbape ka luajtur 3114 minuta, më tepër se çdo lojtar tjetër i PSG-së, dhe kjo flet vetë për kontributin e tij. Ai ende duhet të ndajë mendjen se çfarë do të bëjë, ndërsa klubi francez i ka ofruar një rinovim deri në 2024, me mundësi që të largohet me terma të pranueshëm në 2023 ndoshta për tek Reali. Deri në atë kohë ai do të marrë rreth 30 milionë euro në sezon në Paris.

Sfidanti.al