Mediat britanike ishin plot me lavdërime për “topçinjtë” që bënë veprimin duke u ulur në gjunjë, në misionin e tyre kundër racizmit, ndërsa kjo ndodhi pikërisht në Pragë përpara ndeshjes ndaj Sllavias, lojtari i së cilës Kudela u dënua me 10 ndeshje për ofendime raciste. Kapiteni Aleksandër Lakazetë ishte “kryetrimi” sepse ishte mu përballë lojtarëve të Sllavias (në foto), të cilët ishin në këmbë dhe me duart në qafën e njëri-tjetrit. Arsenali fitoi 4-0, ndërsa sjellja e londinezëve përpara fillimit të sfidës së Ligës së Europës i pëlqeu shumë trajnerit të Gllazgou Rejnxhërsit, Stiven Xherrard, lojtari i të cilit Glen Kamara besohet se u ofendua nga Kudela. “Më pëlqeu pa masë gjithçka nga ndeshja, – tha Xherrardi i pyetur në konferencë për shtyp, – më pëlqeu loja e Arsenalit, mënyra sesi e kërkoi fitoren. E admirova atë që bënë përpara ndeshjes, gjatë ndeshjes dhe pas ndeshjes”.
Sfidanti.al