Nba, LaMarcus Aldridge tërhiqet: Probleme në zemër

Sfida kundër LA Lakers ishte e fundit në karrierën e LaMarcus Aldridge. Në moshën 35 vjecare, basketbollisti i Brooklyn Nets deklaroi tërheqjen nga basketbolli dhe këtë e bëri nëpërmjet një letre të publikuar në rrjetet sociale

‘Luajta, por rrahjet e zemrës i kisha të crregullta-shkruante Aldridge në letrën e tij-pas ndeshjes situata u përkeqësua dhe u shqetësova vërtet. Tani jam më mirë, por ajo që përjetova atë natë me zemrën time ishte një prej eksperiencave më të tmerrshme në jetën time. Për 15 vjet vendosa basketbollin në plan të parë; erdhi mimenti që të kem si prioritet shëndetin dhe familjen. Për këtë arsye vendosa t’I jap fund menjëherë karrierës sime’.

LaMarcus Aldridge hyri në Draftin e NBA në vitin 2006, zgjedhja e dytë absolute  pas Andrea Bargnanit. E zgjodhi Portland ku ai u aktivizua në 9 vitet e para të karrierës së tij duke luajtur në 4 All Star Game. Në 2015 si basketbollisti i lirë u largua nga Trailblazers për të kaluar te San Antonio Spurs me të cilin zhvilloi edhe 3 ndeshje të tjera All Star. Në mars u largua edhe nga Spursat për të firmosur me Brooklyn nets, por aventura me këtë skuadër zgjati vetëm për 5 ndeshje duke përfshirë edhe të fundit të karrierës së tij.

Sfidanti.al