Evropiani, Sevilla do të zëvendësojë Bilbaon?

Këto ditë janë vendimtare për Evropianin. UEFA po analizon një nga një 4 rastet e qyteteve që nuk shfaqën gatishmërinë për të pritur publik në eventin më të rëndësishëm kontinental të futbollit dhe një prej tyre është edhe Bilbao. Situata në qytetin e rajonit bask është praktikisht e ngecur teksa autoritetet rajonale këmbëngulin në qëndrimin e tyre për të mos lehtësuar kriteret për të pritur tifozë në stadium gjatë Euro 2020

UEFA kërkon garancinë që të ketë publik të paktën në masën 25% të kapacitetit të stadiumeve, por pretendimet e autoriteteve baske janë të pamundura për t’u realizuar dhe mes këtyre pretendimeve është ajo që të jetë e vaksinuar 60% e popullsisë.

Federata Spanjolle e Futbollit i dërgoi informacionet UEFSAku tkonfirmonte se këto kritere janë të pamundura për t’u përmbushur, por kjo nuk do të thotë se Spanja do të humbasë të drejtën e pritjes së evropianit, ose të paktën ky është synimi i saj. Asi nën mëngë i Rubiales është caktimi I La Cartuja në Sevilla si stadiumi alternativ i San Mames, që UEFA duhet ta aprovojë në cdo rast

Akordi i RFEF me Autoritetet andaluziane do lehtësonin arritjen e një akordi për masat që I përgjigjen UEFA. Problemi në këtë pikë është se kufiri i tifozëve të lejuar në fushat andaluziane nuk I kalon 800 shikuesit, shifër që është larg asaj prej 20 mijë spektatorësh që kërkohet nga UEFA. Por përvec Bilbaos, edhe dy qytete të tjera janë në dyshim për Euro 2020, Dublini dhe Mynihu. Vendimi përfundimtar do të merret në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv që do të mbahet në 19 dhe 20 prill

Sfidanti.al