Roma rrezikon të humbasë Euro 2020, Gravina i shkruan Draghit

Edhe pak ditë akoma dhe UEFA do të duhet të vendosë nëse do të konfirmojë apo jo Romën mes qyteteve pritëse të Evropianit të kësaj vere. Do të jetë thelbësore garancia për të lejuar një pjesë të publikut në Olimpico për ndeshjen e hapjes dhe sfidat e tjera që janë parashikuar të mbahen në kryeqytetin italian.

Për këtë arsye presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina në fundjavë I dërgoi një letër kryeministrit Mario Draghi ku i kërkonte që të vepronte në mënyrë që UEFA të konfirmojë Romën si vendin e ndeshjes së hapjes së Euro 2020 dhe sfidave të tjera

Në letrën e tij, Gravina nënvizoi edhe afatin e vendosur nga UEFA, 19 prillin, për të siguruar praninë e një publiku në 25% të kapacitetit të Olimpicos sic është kërkuar nga qeveria e futbollit italian dhe u shpreh i sigurt se edhe pse i ndërgjegjshëm për fazën kritike që po kalon vendi, kryeministri do të jetë në një mendje me Federatën për rëndësinë që ka për Italinë, që UEFA të konfirmojë zhvillimin e ndeshjeve të përcaktuara për t’u zhvilluar në Romë ku përfshihet edhe ndeshja hapëse e kampionatit.

Për më tepër, Gravina siguron Draghin për respektimin rigoroz të rregullave që qeveria do të vendosë për Euro 2020, sic ndodhi dhe me aplikimin e protokollit shëndetësor që lejonte zhvillimin e kampionateve kombëtare.

Sfidanti.al