Bayern, presidenti Hainer konfirmon Flick: Mendoj se do të qëndrojë

Presidenti i Bayernit të Mynihut, Herbert Hainer foli për  Sky90 për të ardhmen e trajnerit aktual të skuadrës bavareze, Hansi Flick që është vënë në shënjestrën e drejtuesve të Federatës Gjermane të Futbollit si pasuesi i Joachim Loeë në pankinën e ‘Die Mannschaft’.

‘Ne jemi viktima të kësaj situate-tha Hainer-duke qenë se është një vend bosh në kombëtare jemi të detyruar që të komentojmë zërat që flasin për trajnerin tonë cdo javë. Ai nuk më ka thënë asgjë për këtë cështje dhe unë jam shumë i bindur se ai dëshiron të vijojë punën me Bayernin  edhe sepse është i ndërgjegjshëm mund të bëjë akoma më mirë me këtë skuadër. Ka shumë lojtarë të mirë në dispozicion dhe një klub të tërë që e mbështet. Nuk mendonj se do ta ketë të lehtë t’i lërë’.

Sfidanti.al