Goli ndaj Napolit i mjafton që të sigiurojë një vend titullari për ndeshjen e së dielës ndaj Genoas, por nuk garanton rinovimin e kontratës mes Paulo Dybalës dhe Juventusit me shifrat e kërkuara nga futbollisit. Argjentinasi është shumë pranë arritjes së kuotës së 100 golave të shënuar me fanelën bardhezi dhe tani ka 9 ndeshje në dispozicion pëer të qenë sërish në qendër të projektit të Zonjës së Vjetër. Askush nuk dyshin në cilësitë e tij e as në përshtatjen taktike të tij.
Problemi serioz, ai që ndoshta nuk munsd të zgjidhet më është ai kontraktual. Kur ka mbetur edhe 1 vit deri në skadencën e saj, palët janë ende larg e për më tepër mes Dybalas dhe Juves është ngritur një mur me mosmarrëveshje dhe dyshime. Torinezët nuk lëvizin nga oferta e tyre e fundit dhe agjentët e Dybalës nuk janë kontaktuar më nga askush; një ngecje që ka vetëm një evoluim; klubi për të mos e humbur futbollistin me parametra zero në qershor të 2022 do ta nxjerrë në merkato këtë verë. Argjentinasi, nga ana e tij, nëse nuk do të ketë ndonjë akord është i vendosur që të qëndrojë në Torino edhe një vit për t’u larguar nga Juventus me parametra zero
Është një ‘luftë’ dhe zgjidhja e cështjes nuk është aspak pranë. Kjo edhe sepse Juventus ka të tjera cështje për të zgjidhur; Cristiano Ronaldo që ashtu si Dybala arriti në vitin e fundit të kontratës si dhe ajo e blerjes së Alvaro Moratës nga Atletico Madrid dhe në këtë pikë nuk ka shumë siguri dhe bindje të konsoliduara.
Zërat për ardhje të reja për sulmin janë të shumta, emrat më të përmendur janë ata të Kean dhe Icardit, por që të vijë njëri prej tyre duhet që të shiten lojtarë dhe ajo e Dybalës vazhdon të jetë në rend të ditës, por për tratativa reale për momentin nuk po flitet
Sfidanti.al