Venger do të dënohet gjatë, Federata e ka nxjerrë fajtor!

Ajo së cilës ia kishin frikën tifozët e Arsenalit ndodhi, pra trajneri i tyre, Arsen Venger, u quajt fajtor për shkak të sjelljes së tij, nga ana e Federatës Angleze të Futbollit. Kjo do të thotë se Venger do të dënohet gjatë nga Komisioni i Disiplinës, ndonëse ka tri ditë kohë që të përgjigjet, pra të apelojë. Relacioni i gjyqtarit dhe i të deleguarit të Federatës përmbante pjesën ku thuhej se francezi 67-vjeçar kishte ofenduar arbitrin e katërt, me fjalë fyese, dhe se kishte bërë edhe veprime fizike ndaj tij”. Venger kërkoi falje për incidentin, ndonëse deklaroi se fjalët për të cilët ai u përjashtua me karton të kuq ndaj Bënrlit, ishin të tilla që dëgjohen nëpër të gjithë stadiumet e Anglisë, dhe shumica e atyre që i thonë nuk dënohen aspak.

Sfidanti.al