Një ekip i madh mbetet i tillë edhe kur pëson disfatë. Kampionët e Europës në fuqi, futbollistët e Bajernit, patën më shumë se 30 gjuajtje drejt portës në ndeshjen ndaj Paris SG në Mynih, por përfundimi ishte 2-3. Kjo gjë ndodhi për herë të parë që nga viti 2014, kur e bëri Gallatasaraji që gjuajti mbi 30 herë, por sërish humbi (1-4 me Arsenalin). Vitin e kaluar, Liverpuli pati 35 gjuajtje drejt portës ndaj Atletikos në “Anfild” në 120 minuta dhe në fund humbi. Një tjetër statistikë e madhe për Bajernin, dhe konkretisht për lojtarin e tij Xhoshua Kimih. Mesfushori krijoi 10 raste ndaj PSG-së, më shumë se çdo lojtar tjetër në Champions që nga viti 2011, kur Mesut Ozil i Realit krijoi 11 ndaj Totenhemit.
Sfidanti.al