Boca Juniors, Tevez ndryshon look; gërshet-kreshtë me ngjyrë blu

Carlos Tevez ka vendosur të ndryshojë pamje. Në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë foto të modelit të ri të flokëve të sulmuesit aktual të Boca Juniors. ‘Apache’ vendosi të sajojë një lloj gërsheti-kreshtë i gjithi në ngjyrë blu që janë edhe ngjyra te Xeneizes. Megjithatë jo të gjithë janë të bindur me këtë zgjedhje të stilit nga ana e Tevez, të paktën kjo është ajo që kuptohet kur lexon komentet e përdoruesve në rrjetet sociale.

Sfidanti.al