Ky djalë e kupton se çfarë do të thotë të hysh në histori. Sulmuesi i Mançester Sitit, Sergio Kun Aguero, po mendon që të vazhdojë karrierën në Angli në mënyrë që të bëhet një legjendë e Premier Ligës. Këtë gjë, ylli argjentinas mund ta arrijë nëse synon dhe arrin rekordin e golave të elitës angleze, dhe ai gjykon se mund t’ia dalë pavarësisht moshës 32-vjeçare. Aguero ka 181 gola gjithsej, duke qenë 6 gola pas lojtarit të vendit të tretë në renditjen e të gjitha kohëve, Endi Koul. Më pas janë Uejn Runi me 208 dhe rekordmeni Alan Shirer me 260. Ndoshta Aguero nuk e arrin dot Shirerin, por nëse luan vazhdimisht mund të kapë Runin. Sipas mediave britanike, ai po mendon të vazhdojë karrierën tek Çelsi, ku do të ketë më shumë mundësi për minutazh, pra edhe për të shënuar, ndërsa tek Siti ka konkurrencë me Stërlingun dhe Gabriel Zhezusin. Me gjasë, aim und të hedhë poshtë interesimin e Realit dhe Barcelonës.
Sfidanti.al