Kur nuk luan kapiteni punët janë keq, por në Madrid të paktën shpresojnë të kenë të tjerët. Një nga lojtarët kryesorë, sidomos në mungesë të Sergio Ramosit, është Naço pra mbrojtësi tjetër i qendrës që ka qenë një nga më të mirët. Gjithsesi, ka një rrezik sepse nëse Naço merr të verdhë në ndeshjen e sotme ndaj Eibarit në “Di Stefano”, ai do të skualifikohet për plotësim kartonësh dhe do të humbasë “El Klasikon” ndaj Barcelonës. Do të ishte një minus jo i vogël për kampionët e Spanjës, që nuk kanë as Eden Hazarin që vazhdon të dëmtohet. Naço e mori të verdhën e fundit në ndeshjen e kaluar, ndonëse para saj kishte luajtur 7 ndeshje pa ndëshkim.
Sfidanti.al