Shiriti i kapitenit që Cristiano Ronaldo hodhi në tokë në ndeshjen mes Serbisë dhe Portugalisë në Beograd I indinjuar për mosdhënien e një goli të rregullt u shit këtë të premte në ankand për 64 mijë Euro për qëllime bamirësie. Shifra e arkëtuar do të përdoret për të siguruar kurën mjekësore të një fëmije serb prej 6 muajsh që vuan nga astrofia muskulare spinale dhe që ka nevojë për asistencë mjekësore jashtë vendit.
‘Sapo u mbyll me shifrën brilante prej 7.5 milionë Dinarësh ankandi humanitar për shiritin e kapitenit të Cristiano Ronaldos-njoftoi në Tëitter, Jovan Simic, themeluesi i organizatës ‘Together for Life’ që ndihmon fëmijët me sëmundje të rënda’
Simic falenderoi në mënyrë të vecantë zjarrëfikësin Djordje Vukicevic që mori shiritin nga toka në stadium pas ndeshjes për t’ia ofruar organizatës humanitare për të siguruar fondet për operacionin e vogëlushit
Sfidanti.al