Raiola sulmon FIFA: Duan të na e bëjnë të pamundur punën

Mino Raiola hidhet në sulm kundëtr FIFA teksa e akuzoi se po vë shkopinj nën rrota kategorisë së agjentëve të futbollistëve

‘Duke qenë se sigurojmë shumë të ardhura nga jashtë fushave të lojës shihemi si kriminelë-tha Raiola në një intervistë për median angleze-FIFA për të larguar vëmendjen nga problemet që ka, po na përdor si dash nga kurban duke miratuar rregulla pa kuptim, por ne nuk do të rrimë mënjanë’

Agjenti i futbollistëve të tillë si Ibrahimiovic, De Ligt apo Haaland vijoi me sulmet ndaj qeverisë së futbollit botëror

‘Po përpiqen që ta bëjnë të pamundur për ne që të punojmë-tha Raiola-disa prej tyre mendoj se as nuk kanë parë ndonjëherë ndonjë ndeshje futbolli. Nuk dinë sesi është puna jonë, e për më tepër janë persona që nuk kanë bërë asnjë transferim në jetën e tyre. FIFA duhet vetëm të mendojë për të organizuar botërorin dhe atë po bën shumë keq’

Sfidanti.al