Pavarësisht vështirësive të Juventusit dhe një sezon më pak prestigjioz të paktën në aspektin ekipor, Cristiano Ronaldo është futbollisti më i mirë i Serie A, të paktën kjo është ajo që publikon CIES. Observatori futbollistik ka krahasuar paraqitjet e futbollistëve që kanë luajtur të paktën 2/3 e ndeshjeve nga 1 janari 2021 deri tani në kampionatet respektive duke përpiluar edhe një klasifikim. Cristiano Ronaldo që është I pesti në klasifikimin e 5 kampionateve më të rëndësishëm, kryeson listën e më të mirëve të Serisë A përpara Insignes dhe Brozovic
CIES përzgjodhi më të mirët në Evropë, skuadër për skuadër dhe formoi një klasifikim të futbollistëve më të mirë të 98 klubeve që luajnë në 5 kampionatet më të mira të Evropës. Në Serinë A, Ronaldo mori më shumë pikë, 89.3, Insigne është i dyti me 87 dhe Brozovic i treti me 85.4. Në nivel evropian, Messi komandon me 92.5 pikë duke lënë pas Robert Lewandowskin me 89.5 me polakun që e ndan vendin e dytë me Jorginhon e Chelsea.
Në klasifikimin e Serie A bie në sy mungesa e Lukakut, ndërsa Lautaro Martinez është në vendin e 16. Mungon edhe Zlatan Ibrahimovic për shkak se nuk ka zhvilluar minutat e nevojshme në 3 mujorin e parë të 2021. I vetmi përfaqësues i Milanit në këtë klasifikim është Davide Calabria
Sfidanti.al