“Gishti” në plagë tek Juvja: Nga Pirlo-Vidal-Pogba tek situata e sotme

Si u arrit deri këtu? Megjithë respektin për mesfushorët e tanishëm juventinë, duket se skuadra kampione e Italisë ka mbetur prapa pikërisht në zonën e mesit të fushës. Pavarësisht pranisë së Kristiano Ronaldos, Moratës, por edhe Kulushevskit e Kiezës, qendra e lojës mbetet problem. Në 2015, kur Juventusi i Alegrit eleminoi Realin në gjysmëfinale të Championsit dhe u mund nga Barcelona e treshes Mesi-Suarez-Nejmar, në mesfushë luanin Andrea Pirlo, Pol Pogba dhe Arturo Vidal (si dhe Markizio). Në 2017 ishin Pjaniç e Kedira (sërish Markizio), ndërsa tani janë Rabio, Artur apo Betankur, ndërsa i riu Mekkeni bën maksimumin, por ka fare pak përvojë. Kjo ndoshta tregon se përse në Champions nuk arrihet më finalja, dhe përse po humbet titulli në Serinë A. Padyshim që Ronaldo do të ketë disa kushte për klubin që të kandiset për të vazhduar.

Sfidanti.al